Premium Club
Për programin
Ventouris Ferries Premium Club shperblen besnikerine e klienteve te saj, duke i dhene mundesine pasegjereve te mbledhin pike, qe mund ti perdorin per te perfituar skonto dhe oferta ne tragetet e Ventouris Ferries.
TERMAT DHE KUSHTET
1. Termat e pergjitheshme
Ventouris Ferries Premium Club, e ideuar nga Kompanjia e Lundrimit Ventouris Ferries, qe ka seli ne17, Grig. Lampraki Str., Piraeus, eshte nje program shperblimi qe qe jep te drejten per te perfituar nga oferta, avantazhe dhe sherbime per pasegjeret qe udhetojne shpesh, nepermjet mbledhjes dhe perdorimit te pikeve. Termat dhe kushtet e programit, rregullojne marrdheniet ligjore ndermjet Ventouris Ferries dhe anetareve, menyren e pjesemarrjes ne Program si dhe menyren e mbledhjes dhe perdorimit te pikeve per te perfituar ofertat. Keto kushte mund te ndryshohen ne menyre te njeanshme nga Ventouris Ferries ne cdo moment, ne diskrecion te saj dhe pa paralajmerim. Ventouris Ferries do te njoftoj anetaret per cdo ndryshim ne kushtet, me ane te ribotimit te ndryshimeve ne nje version te azhornuar. Ventouris Ferries rezervon te drejten per te ndryshuar ne menyre te njeanshme kushtet e mesiperme, ne cdo moment pa paralajmerim. Ne kete rast ndryshimet do ti komunikohen konsumatoreve nepermjet faqes internet te Ventouris Ferries www.ventourisferries.com dhe cdo materiali rilevan te shtypur. Ventouris Ferries rezervon te drejten, ne diskrecionin e saj per te anulluar te gjitha piket e anetarit, ofertat, si dhe anetaresimin, ne rast se nga ana e anetarit shkelen rregullat dhe kushtet e pjesmarrjes nga ana e vete anetarit.
2. Pjesemarrja
Te gjithe pasegjeret, mbi18 vjec, kane te drejte te marrin pjese ne program. Personat juridike, shoqerite e cdo lloji nuk jane te kualifikuara per anetaresim. Pjesemarrja ne program eshte rreptesisht personale dhe nuk mund te trasferohet ose shitet paleve te treta. Regjistrimi behet on-line ne faqen internet te Ventouris Ferries : aplikantet duhet te plotesojne formularin e regjistrimit on-line dhe duhet ta dergojne ate ne menyre elektronike, me pas do te marrin nepermjet nje e-mail Karten Premium Club, me numrin e llogarise dhe fjalekalimin. Cdo numer llogarie eshte unik dhe, nepermjet informacioneve te dhena ne fazen e regjistrimit, cdo anetar mund te verifikoj gjendjen e llogarise, duke zevendesuar cdo element te stampuar mbi karte, duke perfshire edhe daten e skadences. Numri i llogarise, fjalekalimi dhe karta Premium Ventouris Ferries i lejon anetarit te mbledhi dhe perdori piket. Me plotesimin e kerkeses per anetaresim, pjesemarrist jane te detyruar te pranojne plotesisht dhe pa asnje kushtezim te gjitha kushtet e sherbimit. Gjate procesit te regjistrimit ne program, anetari duhet te shkruaj emrin / mbiemrin e plote me germa latine, ashtu sic jane te shkruajtura ne dokumentin e udhetimit ( karte identiteti ose pashaporte). Ventouris Ferries, ne baze te diskrecionit te saj, mund te pranoj ose refuzoj cfaredo lloj kerkese anetaresimi. Cdo anetar mund te perdori vetem nje llogari per te mbledhur piket. Ne rast se ka dy ose me shume llogari, vetem e para do te jete e vlefshme, ndersa te gjitha te tjerat do anullohen bashke me piket e mbledhura. Nese anetari deshiron te heq dore nga pjesemarrja ne program, duhet te bej nje kerkese me shkrim. Pas perpunimit te kerkeses, llogaria do anullohet automatikisht. Llogaria dhe piket do anullohen automatikisht ne rast doreheqje.
3. Karta
- Cdo karte eshte personale, nuk mund te trasferohet ose ti kalohet nje personi te trete, permban emrin e anetarit dhe numrin e kartes. Karta eshte gjithmone nen pronesine e Ventouris Ferries, qe rezervon te drejten ta terheqe ose ta zhvleftesoj dhe / ose ta zevendesoj. Karta nuk eshte nje karte krediti dhe nuk mund te perdoret si dokument identifikimi ne rastin e kontrollit te biletave.
- Ne rast te humbjes, vjedhjes ose shkaterrimit te kartes, anetari duhet te njoftoj menjehere Ventouris Ferries nepermjet nje e-maili ose faxi. Ne kete rast, karta nuk eshte me e vlefshme dhe do te leshohet nje karte me nje numer te ri, ne te cilen do te trasferohen piket e mbledhura tashme.
4. Mbledhja e pikeve
- Per te siguruar akreditimin e pikeve ne llogari, anetari duhet te kompletoj udhetimin ne anije.
- Piket mblidhen dhe regjistrohen. Asnje pike nuk njihet per bileta gratis ose per bileta ne oferta speciale ose per bileta te marra ne kembim te sherbimeve ose prenotacione per bileta grupi. Anetaret perfitojne 10 pike per cdo euro (€ 1,00) te vleres se biletes. Keshtu, per nje bilete prej € 50,00 mbledh 500 pike!
- Anetaret nuk mund te trasferojne ne asnje menyre piket ose ti kalojne te treteve, nuk eshte e lejuar as mbledhja e pikeve me piket e nje anetari tjeter ose e kunderta, per nje oferte te perfituar se bashku me anetarin tjeter.
- Piket nuk kane nje vlere komerciale, dhe nuk mund te shkembehen me para, ne asnje rast. Cdo shitblerje ose shkembim i pikeve ose te ofertave speciale konsiderohet automatikisht e anulluar.
- Ne rast te anullimit te programit, ne pajtim me termat dhe kushtet, te gjtha piket e mbledhura konsiderohen automatikisht te zhvleresuara dhe nuk mund te shpengohen me asnje oferte.
- Cdo pasegjer-anetar i programit duhet te prezantoj karten se bashku me dokumentin e identitetit prane komisarit te bordit ne anije.
- Piket e mbledhura nga anetari do te karikohen ne skede mbas perfundimit te udhetimit. Cdo anetar mund te informohet mbi piket e mbledhura nga menuja e administrimit on-line ne faqen web www.ventourisferries.com te Ventouris Ferries
- Ne rast se piket nuk jane akredituar, jeni te lutur te dergoni kontrabileten e udhetimit ne fjale. Kundershtime ne lidhje me statusin e pikeve te mbledhura duhet ti komunikohen Ventoris Ferries brenda nje (1) muaji nga data ne te cilen anetari pretendon se keto pike duhet te ishin akredituar ne llogarine e tij, ne rast te kundert, piket konsiderohen te humbura.
5. Nivelet e shperblimit
- Anetaret duhet te mbledhin piket e nevojshme per shkembimin /arketimin e nje bilete-oferte, sipas tabelave aktuale te kompensimit, ashtu sic jane te publikuara ne faqen internet te Ventouris Ferries ne menune Premium Club. Nje anetar eshte ne gjendje te perfitoj bileta me skonto ne baze te tabeles se meposhteme.
- Te gjitha biletat me skonto, ofrohen ne baze te disponibilitetit dhe te Rregullores dhe Rregullave te Programit ne periudhen e caktuar kohore. Pike Skonto:
- Te gjitha biletat me skonto, ofrohen ne baze te disponibilitetit dhe te Rregullores dhe Rregullave te Programit ne periudhen e caktuar kohore.
— 2000 10%
— 4000 20%
— 6000 30%
— 8000 40%
— 10000 50%